MENU
klinika

Pas betejës së gjatë me kancerin

Këngëtarja e njohur humb të atin

28.08.2021 - 09:55

Babai i Pinkut, Jim Moore, ka ndërruar jetë të enjten, pas një beteje të gjatë me kancer të prostatës.

Këngëtarja ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka shpërndarë disa fotografi të babait të saj të ndjerë, i cili ishte veteran i Luftës së Vietnamit.

“Deri në përjetësi”, ishin fjalët e pakta të41-vjeçares, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, të cilat ia kishte shoqëruar një fotografie të saj ku shihet bashkë me të atin duke vallëzuar, kur ajo ishte fëmijë.

Një ditë para vdekjes, Pinku kishte postuar një fotografi të saj bashkë me babain, në të cilën ata ishin duke kënduar këngën “I Have Seen the Rain” në qytetin e Neë Yorkut, në vitin 2006.

Jim e kishte shkruar këtë baladë derisa po shërbente si ushtar në Vietnam.