MENU
klinika

Nuk njihet!

Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë me flokët e saj natyral

14.08.2021 - 12:25

Khloe Kardashian ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një foto selfie të saj. Sigurisht kjo nuk është asgjë e veçantë, por modeli i flokëve të Khloe-s, po! Si kurrë ndonjëherë, ajo u shfaq në foto me flokë kaçurrela. Khloe shpjegoi më pas se kështu duket floku i saj natyral, që e ka fshehur për vite me radhë duke i mbajtur flokët të drejtë gjatë gjithë kohës.

Menjëherë pas postimit nuk munguan kompilmentat nga fansat dhe njerëzit e saj të afërt.

“E dashuroj flokun tënd natyral”, i komentoi Kourtney.


Po ashtu ish-partneri i saj, Tristan Thompson i komentoi disa zemra emoji.

“Kam bërë trajtime për drejtimin e flokëve për vite me radhë’, shpjegoi Khloe, teksa shtoi se hoqi dorë nga trajtimet disa muaj më parë për shkak të Covid.

Ajo ka treguar se këto trajtime i ka marrë që kur ka qenë adoleshente, por tashmë i pëlqejnë shumë flokët e saj kaçurrela.

Her truth: ‘I’ve been getting Straightening treatments on my hair for years,’ explained the ex of basketball star Tristan Thompson. And the Revenge Body host also shared a black-and-white image of herself as a child in her fancy dress with her natural curls on display as she added a bow to her hair

https://www.instagram.com/p/CShYnQ6l-A5/
Khloe Kardashian/Instagram

Sa i përket jetës pivate, kujtojmë se Khloe Kardashian ndodhet aktualisht mes dy zjarreve. Dy ish-at e saj, Tristan Thompson dhe Lamar Odom kanë kërkuar në një farë mënyre që të rikthehen sërish me Khloe-n. Madje në rrjete sociale nuk kanë munguar edhe përplasjet virtuale mes tyre, por aktualisht Khloe nuk është e përfshirë në një romancë me asnjërin prej tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk është film por jeta ime ..."

Jordy Woods largohet nga LA për Londrën

Kylie fajëson Tristan për atë që ndodhi

Khloe Kardashian, ende mendon për Tristan?