MENU
klinika

Çfarë?

Kim dhe Kanye ribashkohen vetëm për inat të Drake

30.08.2021 - 13:34

Kim Kardashian dhe Kanye West po përflitejn prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duek drekuar. Më vonë, Kim i shtoi benzinë zjarrit duk u shfaqur me një fustan nusërie në shfaqjen e albumit të reperit. Madje të pranishmit në event publikuan një video, në të cilën Kim dhe Kanye shfaqeshin duke u largua bashkë të kapur për dore.

Por askujt nuk ia merrte mendja se arsyeja e ribashkimit mund të ishte Drake, reperi konkurrent i Kanye. Burime të brendshme në industrinë e muzikës thonë për “Page Six” se reperi po organizon shfaqje të tilla, për të rritur shitjet e albumit “Donda”, më shumë se ato të albumit të Drake.

Dy reperët i kanë publikuar albumet pothuajse në të njëjtën kohë; “Donda” më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator. Megjithatë, ende nuk dihet nëse e gjithë ky shfaqje është bërë për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë gazeta britanike “The Sun”, shkruante se ylli i “Keeping Up Ëith The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti. Ëest dhe Kardashian kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.