“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: (Konjuktiviti) Skuqja e syve tek fëmijët është ngjitëse?
Mjeku: Syri rozë, ose konjuktiviti, është një acarim i syrit dhe e qepallës. Simptomat mund të përfshijnë kruajtje, djegie, skuqje, lotim të shtuar, ndjeshmëri ndaj dritës dhe koricka në kapak ose qerpik.Është një sëmundje ngjitëse.
Si përhapet?
Viruset, bakteret, alergjenët ose irrituesit mund të shkaktojnë skuqjes e syve. Kur një virus ose bakter është shkaku, fëmijët mund ta kapin atë lehtësisht duke prekur një sipërfaqe të ndotur dhe më pas duke prekur sytë e tyre.
Parandalimi. Për të mbrojtur fëmijët tuaj dhe veten, lani duart shpesh me sapun dhe ujë të ngrohtë. Kur sapuni dhe uji nuk janë në dispozicion, përdorni një pastrues me bazë alkooli. Mos lejoni që fëmijët të ndajnë peshqirët, jastëkët, apo rroba ose sende të tjera me dikë që është i infektuar. Nëse ju ose dikush tjetër në shtëpinë tuaj ka skuqje sysh, lani jastëkët, çarçafët dhe peshqirët në ujë të nxehtë dhe detergjent për të shmangur përhapjen e tij.
Trajtimi. Konjuktiviti i lehtë shpesh përmirësohet vetë. Lotët artificialë dhe kompresat e ftohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e thatësisë dhe inflamacionit. Nëse fëmija juaj ka dhimbje në sy, ethe, probleme me shikimin, dhimbje koke ose skuqje të fortë, ose nuk është më mirë brenda dy ditësh, kontaktoni mjekun pediatër.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.