MENU
klinika

Xhaketa ''muzeale''

Ku u zhduk MONA LIZA?

22.08.2021 - 14:32

        Rreth orës 21:00 të datës 21 gushtit 1911, u grabit ”Mona Liza”. Ishte e hënë, pikërisht dita kur muzeu i Luvrit u mbyll. Grabitësi i i pikturës më të famshme në botë, ishte italiani Vincenzo Peruggia, me origjinë nga Dumence, provincë në zonën Varese.

Ai emigroi për të provuar fatin dhe gjeti punë në një kompani, ku u kujdes për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme të muzeut të Luvrit.

Kjo është arsyeja pse ai arriti të hyjë në muze, pa ngjallur dyshime. Sipas rindërtimit të ngjarjes, Peruggia u fsheh brenda një dollapi, një ditë para ditës se muzeu të mbyllej. Ai depërtoi drejt sallonit ”Carre” tashmë të braktisur, falë një shkalle shërbimi, e hoqi ”Mona Lizën” nga muri dhe iku përmes derës së pasme, e cila e detyroi atë me thikë. Pasi hyri në oborrin e brendshëm, për të fshehur kanavacën e famshme nga sytë kureshtarë, e mbështolli me xhaketë.

Vetëm pasi bëri një arkë prej druri, mundi ta merrte kanavacën e çmuar, për ta mbajtur me vete.

”Mona Liza” supozohej të ketë qenë në këtë dollap, për dy vjet. Më pas, në vitin 1913, koleksionisti i artit, fiorentini Alfredo Geri, vendosi të organizojë një ekspozitë në galerinë e tij, duke kërkuar që t’i huazojnë disa vepra. Lajmi, pa dyshim i ra në vesh edhe grabitësit të ”Mona Lizës”, i cili, vendosi të shfrytëzojë rastin për t’u shfaqur. Geri, i alarmuar, lajmëroi menjëherë drejtorin e atëhershëm të galerisë ”Uffizi”, Giovanni Poggi, i cili mori përsipër pikturën, për ta ekzaminuar atë dhe me vërtetimin e origjinalitetit, Peruggia u arrestua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pushteti me aromë gruaje

Agnes Varda – art pa komercializëm

"Leonardo - Opera Omnia"

Da Vinçi pak ditë në Tiranë!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit