MENU
klinika

Katër veprime

Kur digjeni nga plazhi, mos i bëni kurrë këto gabime

04.08.2021 - 11:16

Të përdorni aloe vera në formë kremi apo të fabrikuar: Megjithëse aloe vera mund të ndihmojë në qetësimin e skuqjes, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të xhelit të aloes që po aplikoni në lëkurën tuaj. Disa përbërës artificialë, të tillë si benzokaina ose lidokaina, mund të përkeqësojnë acarimin dhe të shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e aloe veras origjinale për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.

Mos zgjidhni rroba të ngushta për të veshur: Veshja e rrobave të ngushta mbi lëkurën e djegur nuk e lejon atë të jetë e ajrosur dhe të shërohet lehtë. Zgjidhni rroba të gjera, material pambuku.

Mos përdorni tualet në fytyrë: Mund të jetë joshëse të mbuloni një djegie nga dielli me fondatin, por ashtu si veshjet e ngushta, nuk do ta lejojë lëkurën tuaj të marrë frymë. Sigurohuni që të shmangni produktet e rënda dhe të përdorni furça të buta për ta aplikuar. Specialistët e kujdesit për lëkurën gjithashtu rekomandojnë të përdorni sfungjer të lagur, pasi ata janë më të butë për lëkurën.

Kujdes kur zgjidhni kremin: Vendosja e kremit të trupit mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, por sigurohuni që produkti që përdorni nuk është i përberë nga alkooli.

Mos pini lëng portokalli: Ndërsa pijet e agrumeve janë të pasura me antioksidantë, ato gjithashtu mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj dritës. Mos hiqni dorë nga lëngu i portokallit, thjesht sigurohuni që të aplikoni më shumë krem dielli dhe të qëndroni larg rrezeve pasi keni konsumuar shumë prej tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 mënyra të thjeshta që të ndihmojnë

Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e plazhit