MENU
klinika

Jemi mobilizuar maksimalisht,

Kurti për zjarret në Kosovë: Sfidë mbajtja e zjarreve në kontroll

03.08.2021 - 12:16

Situata e zjarreve mbetet shqetësuese edhe në Kosovë, kryeministri Albin Kurti është shprehur se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me komunat ku vatrat e zjarrit janë paraqitur më të rrezikshme.

Në një komunikim për mediat Kurti theksoi se institucionet janë në gatishmëri dhe është kërkuar ndihma e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sipas kryeministrit mbajtja e zjarreve në kontroll mbetet një sfidë, ndërsa u shpreh se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

“Po bëhet gjithçka që kemi mundësi. Komunat fqinje po ndihmojë komunat e rrezikuara. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm më ta dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirë. Kemi kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës për çdo rast emergjente. Tani si institucione po mobilizohemi maksimalisht. Besoj që mbajtja në kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidë për vendit, por duke falënderuar edhe qytetarëve kemi arritur që aktualisht dëme në njerëz”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zjarret në Maqedoni/ "Në komunikim me aleatët tanë të NATO"

Zaev: 13 vatra aktive, presim ndihmë nga Serbia