01.08.2021 - 09:46
Një tërmet me magnitudë 5.2 u regjistrua afër ishujve grekë të Dodekanezit, jo shumë larg kufirit me Turqinë.
Sipas të dhënave, tërmeti kishte një thellësi prej të 20 km, ndërkohë që epiqendra ishte jo shumë larg ishullit të Nisiro.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk janë raportuar dëme në njerëz apo materiale. Kujtojmë se Greqia u trondit edhe pak ditë më parë nga një tërmet më 27 korrik.