MENU
klinika

"Po punojmë së bashku"

Leli shfaqet krah ministrit Peleshi në Vlorë

04.08.2021 - 12:40

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është parë krah kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, teksa të dy ndodhen në Dukat për të koordinuar për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Kujtojmë se Dritan Leli u përjashtuar nga PS për shkak të një përplasje që kishte me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit I kërkoi të linte mandatin e kryetarit të bashkisë dhe të dilte në fushatë. Por pavarësisht kësaj duket se situata e zjarrit I ka bashkuar socialistët të cilët sipas asaj që kanë deklaruar në media po punojnë sëbashku për të shuar flakët.

Dritan Leli: Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e Poros, për të bërë fikjen e zjarrit. Janë organizuar forcat që janë në Bashki Forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e Pashalimanit si tha Ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja , organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ministri Peleshi: Të identifikojmë përgjegjësit!

Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër

Vlora prej 12 ditësh në flakë

Aktivizohen sërish vatrat në Dukat