MENU
klinika

“Gruaja që vlente miliona, ishte e trishtuar”

Libri i ri hedh dritë mbi vdekjen tragjike të Amy Winehouse

03.08.2021 - 11:46

Amy Winehouse kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim dhe duke mos ngrënë si duhet. Kështu është shprehur Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”. Duke cituar një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruan se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po merrte cigare dhe pije. Amy ishte dëshpëruar dhe kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar.”, tha Halperin.

Këngëtarja ndërroi jetë tragjikisht në vitin 2011

Halperin thotë se libri i tij tregon sesi Amy duhej dhe mund të ishte shpëtuar. “Shoku që intervistova tha se Winehouse duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste.

Thjesht njerëzit po shikonin më shumë faturat e shitjeve rekord sesa gjendjen e saj shëndetësore.“,tha ai. Libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve që vdiqën në moshën 27 vjeçare, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do nxjerrim në ankand veshjet e saj”

Babai i këngëtares së ndjerë lajmëron fansat