MENU
klinika

Detajet që po i bëjnë të gjithë të dyshojnë

Loredana dhe Don Xhoni me një bashkëpunim?

09.08.2021 - 17:28

Bashkëpunimet mes repereve femra me meshkuj po bëhen shumë të zakonshme dhe publiku i pëlqen gjithmonë. Duket se shumë shpejt do të kemi një bashkëpunim, që nuk na i kishte marrë kurrë mendja.

Lart e poshtë përflitet se Loredana do të vijë së shpejti në një duet me Don Xhonin për herë të parë. Dyshimet për këtë bashkëpunim mes reperëve lindën pasi Loredana i ka shoqëruar disa postime të saj në Instagram me këngën e Don Xhonit “Deri kur”.

Më pas këto dyshime u shtuan pasi Don Xhoni u pa dje në koncertin e Loredanës në Prishtinë dhe teksa ishte duke kënduar “Nëse don’ ajo ftoi reperin që ta shoqëronte në këndim. Gjithashtu gjatë ditës së sotme, Don Xhoni ka falenderuar Loredanën për disa bluza.

“Faleminderit për këto produkte”, shkruan reperi në postimin e tij.

Megjithatë këto zëra nuk janë konfirmuar ende dhe pritet të shohim se kur mund të vijë dueti mes reperëve.

Ndërkohë kujtojmë se Don Xhoni është përfshirë në telashe së fundmi, për shkak se polica hyri brenda në një lokal dhe ndërpreu koncertin e tij. Rritja shqetësuese e rasteve të reja me Covid-19 në ditët e fundit ka nxjerrë në terren Policinë dhe Inspektoratin për të kontrolluar në zona të ndryshme ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve, sipas raportimeve të mediave në Kosovë.

Në koncertin e Don Xhonit ishin grumbulluar shumë njerëz, përtej limitit të lejuar nga rregullorja anti-Covid dhe ndaj është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë koncertin. Këtë gjë e pohoi dhe vetë reperi përmes një postimi në Instagram.

Ai shkruan se nuk ishte faji i tij që u ndërpre koncerti dhe premton se do të rikthehet sërish.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ndjek në TV edhe ylli brazilian i Bayern

Don Xhoni thyen çdo kufi

Këngëtarja publikon foto

Ja si duket Loredana pa make up


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?