MENU
klinika

Asgjë e vërtetë në këtë mes!

Loredana dhe Mozzik gati për të publikuar këngën e re

26.08.2021 - 10:01

Nuk ka ditë që Loredana dhe Mozzik të mos prodhojnë lajm dhe sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënien mes tyre. Pas shumë shprehjeve ‘thumbuese’ në rrjete sociale, ku në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ata tregonin se ishin vetëm.

Nga njëra anë reperi i hitit ‘Madonna’ me serinë e shprehjeve ku tregonte se dhe nëse të merr malli për dikë je më mirë pa të në jetën tënde dhe nga ana tjetër Loredana që u shpreh se nuk ka nevojë për një mashkull me para, por për vëmendje dhe përkushtim, dyshja arritën të trazonin rrjetin. Sikur të mos mjaftonin këto, ata i bënë ‘unfollow’ njëri-tjetrit në Instagram.

E kur të gjithë po mendonin se duhet të prisnim pak si shumë për këngët e reja të albumit të tyre “No Rich Parents” (ose ndoshta të mos dilnin fare) duket se këto fjalë nuk janë aspak të vërteta. Vetëm pak më parë Loredana publikoi në një Instastory një fotografi të sajën me Mozzik me të dhënat e këngës më të re. Megjithatë ata ende nuk ndiqen me njëri-tjetrin.

Kënga mban titullin “Mit Mir” dhe do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59 dhe ne jemi gjithë sy e veshë nga reagimet e dy artistëve që nuk po i kuptojmë dot. Ndoshta po i bëjnë thjesht një publicitet të mirë albumit apo në të vërtetë gjërat mes tyre janë krisur sërish?