MENU
klinika

“U përpoqëm sërish, por s’ia dolëm!”

Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik

28.08.2021 - 09:52

Loredana ka pranuar ndarjen nga Mozzik. Reperja shqiptare ka konfirmuar thashethemet e ditëve të fundit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke thënë se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo thotë se vazhdon të ruajë raporte të mira me reperin sepse ai i ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës, Hanën.

“Disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish.

Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës sime. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë, të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”, ka shkruar mes të tjerash Loredana.