MENU
klinika

Chelsea ofroi deri në 110 mln euro

Lukaku nuk do të ikë, Inter: Ai është i pashitshëm

03.08.2021 - 20:45

Romelu Lukaku tek Inter është mirë dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Kjo nuk do të thotë që ofertat tërheqëse nuk kanë mbërritur dhe se milionat e propozuara në veçanti nga Chelsea nuk kanë qenë një tundim shumë i këndshëm…

Por jo, Romelu ka rezistuar, ai ndjen se ka të reja dhe kapituj të rëndësishëm për të shkruar në historinë e tij tek Inter dhe për këtë arsye ai nuk ka marrë mundësinë e largimit.

Po klubi? Po Suning? Po Steven Zhang? Deri tani tani i ka thënë “jo” Chelseat për qendërmbrojtësin belg dhe nëse nuk ka perspektiva të bujshme (oferta mbi 120 milionë), Lukaku nuk lëviz.

Në fund të fundit, Interi mban premtimin me atë që është deklaruar deri më tani: Hakimi u shit, asnjë lojtar tjetër i madh nuk preket. Lukaku nuk është në shitje. Kursimet do të vijnë, ka ende gati 30 ditë në merkato.

Interi ka shumë lojtarë “të nivelit”. Kështu edhe në Lautaro, rreth të cilit është krijuar bujë ditët e fundit, por mesazhi është i qartë: kontrata skadon pas dy vitete, kështu që mos u shqetësoni, në fund të verës do të trajtohet rinovimi. Lojtarët që mund të largohen janë Nainggolan, Vidal dhe Pinamonti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN