MENU
klinika

Plani i sulmuesit

Mbappe nuk ikën këtë vit, te Real me kosto zero

04.08.2021 - 18:01

Gjërat mund të ndryshojnë në merkato. Kurrë mos thuaj kurrë, por Kylian Mbappe duket se e ka një plan të qartë për të ardhmen. Sulmuesi franzez do të qëndrojë edhe këtë sezon te PSG.

“Le Parisien” ka shkuar të detajuar planin e Mbappe: “Për momentin e e ka mendjen te Paris SG. Por lojtari nuk do të rinovojë. Kushtet e tij nuk janë plotësuar”, – këmbëngul gazeta e madhe franceze.

Këtë e raporton më gjerësisht edhe gazeta spanjolle “Marca”, teksa thotë se futbollisti i ka zbutur tensionet me klubin e tij dhe këtë e ka treguar me postimet e fundit në rrjetet sociale.

Megjithatë, PSG nuk do të dorëzohet për ta humbur me parametra zero një prej sulmuesve më të mirë në botë, për të cilin pagoi 185 milionë euro. Gjithsesi, nuk varet vetëm prej klubit.

Është e qartë se PSG-ja do të rikthehet gjatë muajve të ardhshëm me tentativat për ta bindur sulmuesin që të rinovojë. Ata duhet të gjejnë argumente solide për ta bindur lojtarin.

Prezenca e Pochettinos në stol është një aleat i rëndësishëm në favor të klubit për të bindur lojtarin. Por ata janë të ndërgjegjshëm se kjo nuk do të mjaftojë, duke qenë se në “Parc des Princes” kanë kaluar katër trajnerë në 5 vitet e fundit. Në Madrid duhet të presin ende…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN