16.08.2021 - 08:23
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot, për të diskutuar në lidhje me situatën në Afganistan. Lajmin e bëri të ditur një burim diplomatik për CNN.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të informojë Këshillin, me konsultimet private që do të pasojnë.
Në fjalimet e së Premtes, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga bashkësia ndërkombëtare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Talebanët morën kontrollin e Kabulit/ Reagon Rusia
“Situata në Afganistan, rezultat i eksperimentit të SHBA-ve!”
VOA: Trupat e SHBA qëllojnë në ajër
Kaos në aeroportin e Kabulit, ndërsa qyteti bie në duart e talebanëve
Fakte/ Struktura udhëheqëse