MENU
klinika

Shtypi francez për Zogun

“Mbreti i donte gratë të arsimuara dhe asnjë zyrtar të paaftë”

08.08.2021 - 12:36

          Nga: Aurenc Bebja*, Francë – 24 Gusht 2019

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 20 janarit 1929, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me udhëzimet e mbretit Zog për zbatimin e programit të ri qeveritar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Programi i qeverisë shqiptare


Tiranë, 29 Janar. Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionin e mëposhtëm :

“Në transmetimin e dekretit që emëron ministrat e rinj tek Presidenti i Këshillit (Koço Kota), Mbreti dërgoi një letër në të cilën përcakton udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e programit qeveritar. Pikat kryesore të programit të mëparshëm të kabinetit mbeten në përmbajtjen e programit të ri.

Zyrtarët e paaftë do të zëvendësohen me ata kompetentë. Këta duhet të jenë shërbëtorët e popullit sovran.

Kompanitë e huaja që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri do të gjejnë lehtësitë e nevojshme.

Kodi Civil së shpejti do të hyjë në zbatim.

Një kod tregtar (komercial) është në përgatitje e sipër. Ministria e Arsimit Publik do të dërgojë studentë jashtë vendit.

Universiteti do të duhet të merret me arsimimin e grave.

Në një vend aq pjellor sa Shqipëria, nuk duhet të jetë e nevojshme të blihet bukë jashtë vendit, kështu që reforma agrare nuk mund të vonohet.

Do të ndërtohen kanalet e ujitjes.

Taksa doganore për makineri do të ulet.

Populli që paguan taksat pret nga ekzekutimi i punëve publike një shpërblim për sakrificat e tij. Të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se, interesi i kombit vjen së pari. (Havas).”

 

Burimi: Blogu Dars (Klos), Mat – Albania

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN