MENU
klinika

“Nuk kaloj një ditë pa dhimbje”

Me lot në sy Jessie J flet për sëmundjen e saj

14.08.2021 - 12:24

Jessie J ka zbuluar se shëndeti i saj është përkeqësuar me kalimin e kohës. Këngëtarja e hitit “Bang bang” ka treguar se sëmundja e quajtur “Meniere” ka nisur t’i prekë edhe zërin. Në një postim në instagram ajo shprehet se ka qarë në mënyrë histerike kur kuptoi se çfarë impakti kishte sëmundja në shëndetin e saj.

Së bashku me një video të saj duke kënduar “Purple Rain” në një konkurs në Kinë, ajo tregoi:

“Dje provova të këndoja një këngë, që zakonisht e këndoj shumë lehtë, por nuk mundesha. Problemi që kam nuk është zëri im, por po prek zërin tim.

Dhe mirë… Unë qava. Për orë të tëra. Prej 6 muajsh unë ende nuk mund ta kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës dhe fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat. Pjea më e keqe është se nuk janë kordat e mia vokale. Ato janë të shëndetshme dhe më presin me duart lart. Ka diçka rreth tyre. Tirodija, alergji. Kush e di. Testimet vazhdojnë.

95% të kohë unë jam mirë. Pozitive dhe e fortë. Gjëja që tregoj edhe më shumë këtu. Por në atë 5% ndihem ndonjëherë si dje. Thyhem. Ndjehem e humbur dhe e vetmuar me gjënë që po më ndodh”, shprehet Jessie J.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa muaj pas ndarjes me Channing Tatum

Jessie J bën publike lidhjen e re