MENU
klinika

Eventi më i rëndësishëm i modës

“Met Gala” po merr kritika të shumta dhe ja arsyeja se pse!

26.08.2021 - 10:00

Eventi i “Met Gala”, i njohur si një nga më interesantet dhe të rëndësishme në botë, së fundmi po merr kritika të shumta lidhur me listën e të ftuarve të këtij viti. Eventi cilësohet si nata më e madhe e modës, duke mirëpritur yje të profilit të lartë nga bota e argëtimit dhe modës. “Met Gala” pritet të bëjë një rikthim madhështor në datë 13 Shtator pas anulimit të vitit të kaluar për shkak të situatës me COVID-19.

Sidoqoftë, njerëzit po i shqetëson diçka pasi së fundmi, ka patur shumë kritika për të ftuarit që do të ishin pjesë e eventit, ku mes tyre ka shumë influencues rrjetesh sociale. Një agjent i famshëm tha për “New York Post” se nuk është i kënaqur me pjesëmarrësit e këtij viti. Një publicist u shpreh se:

Personalisht mendoj se “Met Gala” nuk e ka më atë shkëlqimin e dikurshëm. Është shndërruar nga një event shumë prestigjioz në një event plot me influencues.

Kritikat duken më të arsyeshme duke marrë parasysh se kryeredaktorja e “Vogue”, Anna Wintour duhej të reduktonte listën e të ftuarve nga 600 të ftuar në 450 për shkak të pandemisë. Mes personave të ftuar do të jetë edhe , një yll 20-vjeçar i platformës TikTok, e cila numëron mbi 82 milionë ndjekës, si dhe influencuesen e YouTube, Emma Chamberlain. Deri më tani nuk ka ende ndonjë koment lidhur me kritikat, nga përfaqësuesit e “Vogue”, disa burime të brendshme deklarojnë se influencuesit e rinj po marrin përparësi dhe kjo është arsyeja që ka shumë të ftuar të tillë.

Rikujtojmë se, një nga eventet më gjigante dhe të komentuara siç është dhe mbrëmja e “Met Gala”, ku marrin pjesë yjet më të famshëm, kthehet përsëri këtë vjeshtë, por me disa ndryshime të rëndësishme. Kësaj rradhe të gjithë që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje duhet të jenë të vaksinuar dhe duhet të mbajnë një maskë në ambientin e brenshëm gjatë gjithë kohës. Tema e mbrëmjes së këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës”, dhe do të drejtohet nga Billie Eilish, Naomi Osaka, Amanda Gorman dhe Timothée Chalamet, me të ftuar nderi Tom Ford dhe Anna Wintour.