MENU
klinika

Argumentet e presidentit

Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

04.08.2021 - 13:12

Presidenti Ilir Meta ka thyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, me arsyetimin se ai cënon Kushtetutën, ndarjen dhe balancimin e pushtetit.

Sipas Metës Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik.

Ndër të tjera ai thekson se ndryshimet e miratuara, kanë rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB.

“Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik Ndryshimet e miratuara, rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB. Ndryshimet e miratuara, sjellin rrezik për mosrespektimin e disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike. Nuk justifikohet as me “nevojën” dhe as me “urgjencën”.

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave. Akti Normativ rrit shpenzimet publike dhe cenon qëndrueshmërinë e financave publike, në kundërshtim me rekomandimet e FMN. Reflekton një papërgjegjshmëri të lartë të Qeverisë në drejtim të mos mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të bizneseve të prekura nga COVID-19. Rritja e shpenzimeve dhe e borxhit ka prodhuar tkurrjen më të ulët ekonomike në vitin 2020, si dhe mosrealizmin e parashikimeve për vitin 2021. Akti Normativ nuk vjen si zgjidhje e problematikës së evidentuar nga pandemia, por e thellon më tej atë. Nuk përmbush pritshmëritë e qytetarëve duke cenuar të ardhurat e shtetit”, bën me dije Meta./abcnews.al

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita