MENU
klinika

Lundron në 'perlat blu' shqiptare

Miliarderi Jeff Bezos vjen me jahtin e tij në Sarandë

25.08.2021 - 12:01

Filantropi, Xhefri Bezos, sipërmarrësi amerikan, themelues i Amazon, kompanisë më të madhe në botë për shitjet online, ka vizituar Sarandën. Super jahti i tij gjigand e lukzos është ndalur në qytetin bregdetar shqiptar, ndërsa në jaht qëndron edhe helikopteri privat i tij.

Xhef Bezos, njeriu më i pasur i historisë moderne, themeloi Amazon në fund të vitit 1994.

Pasuria e Bezos arriti 100 miliard dollarë për herë të parë në 2017, dhe u emërtua zyrtarisht si personi më i pasur në botë nga Forbes në 2018-ën me një pasuri prej 150 miliard dollarë.

Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak  të zonës së kufizuar.

Jahti “Flying Fox” konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë dhe luksozët në botë. Me 136 metra gjatësi dhe 22.5 metra gjerësi, “Flying Fox” mund të mbajë 22 të ftuar VIP, ku secili ka dhomën e vet.

Jahti ka motorë super të fuqishëm të cilët harxhojnë 250 litra karburant për një orë lundrim. Depozita e tij e naftës konfirmon edhe më tepër shkakun e vizitës në Sarandë. Bëhet fjalë për 682 000 litra karburant, të cilat nëse do të mbusheshin në ndonjë shtet tjetër mund të nevojiteshin 650-700 mijë euro, kurse në Shqipëri, me heqjen e akciës së karburantit për jahtet, Bezosit i duhet të paguajë rreth 430 mijë euro. /abnews.al

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!