MENU
klinika

Rita surprizon me veprimin për Duan

Mos vallë artistet shqiptare bënë paqe?

18.08.2021 - 10:44

Konflikti mes Dua Lipës dhe Rita Orës mund të jetë duke u shuar, bazuar kjo në një video të postuar nga vetë Rita në “InstaStory”.

Trajneri i artistes ka publikuar një moment ku Rita shihet duke u ushtruar në palestër. Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer kënga që dëgjohet në sfond, ajo e Dua Lipës, “One kiss”. Për më tepër, video është ripostuar edhe nga Rita, e cila nuk mund të mos e ketë vënë re diçka të tillë.

Thuhet se Dua dhe Rita nuk gëzojnë marrëdhënie të mira dhe s’i kemi parë kurrë bashkë.

Po ashtu, Bebe Rexha pak kohë më parë shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!