MENU
klinika

Flet Drejtoresha e Shëndetit Publik

Muaj i hapur i vaksinimit, fluks qytetarësh në Fier

31.08.2021 - 09:12

Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë  fluks kërkesash nga qytetarët e Fierit. Çdo ditë numri i personave që marrin dozat e vaksinave shkon mbi  200, ndërsa deri më tani sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik, Mirela Mërtiri në të gjithë qarkun,  janë vaksinuar mbi 90 mijë persona.

“Po bëj vaksinën e dytë, e bëra të parën shumë në rregull. Nuk pata asnjë shqetësim. Ju bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë vaksinën siç e bëmë dhe ne që mos të sëmuret njeri. Unë e kam kaluar COVID shumë rëndë, por tani jam mirë”, thotë një qytetar.

“Jo nuk e kam bërë akoma sepse sapo kalova COVID. Të dytën po bën nëna. Unë besoj se do ta bëj në ta ardhmen sepse na kërkohet edhe nga shkolla”, shprehet një tjetër.

Sipas Mërtirit, vaksinimi në rrethin e Fierit po shkon me ritme të kënaqshme, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të marrin dozën e vaksinës.

“Vaksinimi në rrethin e Fierit po shkon me ritme të kënaqshme. Për muajin gusht që ishte edhe muaji  hapur  vaksinimit janë bërë mbi 14 mijë vaksinime. Ndërsa që nga momenti I parë mbi 90 mijë vaksinime. Gati 60% është sinovac, 20% sputnik, 18 Pfizer dhe diferenca të tjera. Vaksinimi është nuk është qëllim në vetvete për të dal jashtë, por për të mbrojtur veten dhe unë I ftoj të gjithë që të vaksinohen me të gjitha vaksinat pasi janë të barabarta. Të vaksinuar për të mbrojtur veten dhe familjarët. Edhe nëse i zë COVID  e kalojnë lehtë. Ka pasur raste që janë vaksinuar dhe infektuar, por raste të pakta. Ka pasur me simptoma të lehta dhe me pak. Një person i vaksinuar mund të bëhet pozitiv dhe duke mos pasur shenja nuk e kupton dhe jua ngjit familjare, kolegëve. Prandaj ju lutem zbatoni masat. Maskat në ambiente të mbyllura, të lahen duart”, shprehet ajo.