MENU
klinika

Ndoti ujin në portin e Durrësit

Nën hetim kapiteni i një trageti nga Italia

04.08.2021 - 10:09

Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, procedohet penalisht kapiteni i një trageti.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.