Mizofonia është mbindjeshmëria e lartë ose intoleranca ndaj zhurmave specifike, në veçanti ato që lidhen me përtypjen dhe gëlltitjen. Në botë 6-20% e njerëzve vuajnë nga ky çrregullim.
Si konkretisht?
Këta njerëz urrejnë të dëgjojnë për shembull të tjerët duke u përtypur, gëlltitur, pirë diçka, kafshuar thonjtë, kërcitur dhëmbët apo përtypur çamçakëz. Po këto nuk janë të vetmet.
Këta njerëz i bezdis tik-tak-u i orës, lehja e qenit, shiu, zhurma e tv, radios, zilja e telefonit, apo shkumësi në dërrasën e zezë.
Në analizën që iu bë njerëzve që vuajnë nga ky çrregullim u gjetën diferenca në disa zona të trurit. Tek këta njerëz ndodh një komunikim më intensiv nga dëgjimi, tek zonat përgjegjëse të trurit. Këta njerëz kanë aftësinë që vetëm duke dëgjuar një tingull, të imitojnë me mendje, apo imagjinojnë veprimin e të tjerëve. Dhe pikërisht, duke e imagjinuar, krijojnë edhe më shumë bezdi.
Dhe në bezdi e sipër, këta njerëz humbasin kontrollin dhe reagojnë ashpër.
Sipas studimeve, mizofonia duket se nis në moshën e pubertetit, pra midis 9 dhe 13 vjeç, më shumë tek gratë.
Si mund të trajtohet?
Duket se ekspozimi gradual, për një kohë të zgjatur dhe konstant ndaj tingullit që shkakton mizofonia duket se e mëson veshin dhe trurin me tolerancën, duke zvogëluar shkallën e intolerancës.
Kjo terapi nuk është e këshillueshme nga të gjithë mjekët. Disa frikësohen se mund të përkeqësohet situata.
Misofonia nuk është një çrregullim serioz, por mund të ketë sjellë komplikime nga pikëpamja sociale dhe relacionale. Njerëz të caktuar mund të lënë edhe shkollën, vetëm se nuk durojnë dot shkumësin në dërrasë.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të identifikohet problemi dhe të bëhet ç`është e mundur për ta mbajtur nën kontroll.