MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Nga 1 shtatori, dokumente të Covid-19 për hyrje dhe dalje

18.08.2021 - 11:44

Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit vendas dhe të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të paraqesin-certifikatën e vaksinimit nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës, ose certifikatë/vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR SARS-CoV-2, 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për qytetarët maqedonas që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikatë për vaksinim ose që e kanë kaluar KOVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 ditësh izolim në shtëpi me vendim të Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, theksohet në vendimin e seancës së sotme të qeverisë.

Shtetasit e huaj që kalojnë tranzit në vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Ç’po ndodh me këto vende, vala e re e infektimeve…

‘Rritje dramatike e koronavirusit në Ballkan’