MENU
klinika

Nicki Minaj në telashe!

Një grua padit reperen dhe bashkëshortin e saj

14.08.2021 - 12:30

Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua, për të cilën Petty është dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994. Gruaja 43-vjeçare ka ngritur një padi me pretendimin se çifti është përpjekur që ta bëjë atë të kthejë mbrapsht të gjitha akuzat

Petty kaloi 4 vite e gjysmë në burg, pasi u shpall fajtor për tentativën e përdhunimit të vajzës që asokohe ka qenë adoleshente. Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për rrtehin lindor të New York-ut, gruaja pretendon se Nicki Minaj i ofroi asaj 500 mijë dollarë përmes një ndërmjetësi për të hequr dorë nga akuzat e saj kundër Petty-t.

Në padinë e ngritur thuhet se menjëherë pas arrestimit të Petty-t në 2020-n, ndërmjetësi i dha reperes numrin e gruas. Minaj dyshohet se e ka telefonuar atë dhe i ofroi ta dërgonte atë dhe familjen e saj në Los Angeles nëse ajo do t’i “ndihmonte”.

Në padi thuhet se kjo ofertë nuk është pranuar nga gruaja.

Sipas padisë, gruaja që është gjithmonë anonime, i ka thënë Nicki Minaj: “Dua të dish si gruaja gruas se kjo gjë ka ndodhur”. Gruaja më tej pohon se brenda disa ditësh nga refuzimi i ofertave, ajo dhe familja e saj morën disa telefonata ngacmuese dhe vizitave të pakërkuara.

Ajo thotë se nuk ka pasur mundësinë që të punojë që nga maji i 2020-s, për shkak të depresionit, paranojës, ngacmimeve dhe kërcenimeve nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në padi thuhet se tashmë gruaja po jeton e fshehur për shkak se ka frikë nga hakmarrja. Ndërkohë ekipi ligjor i reperes nuk ka reaguar ende.

Minaj dhe Petty nisën lidhjen mes tyre në vitin 2018-të dhe njoftuan një vit më vonë se ishin martuar. Çifti kanë dhe një djalë 11-muajsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një verë e nxehtë për artistët

Chris Brown dhe Nicki Minaj bashkë për një turne


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?