MENU
klinika

Artan Fuga

Një mesazh për patriotët e çartur, Bregoviçin dhe ata qesharakët që këndonin xhamadani vija-vija

23.08.2021 - 16:34

Rastësisht dëgjova performimin e Bregoviçit në Korçë, me thënë të drejtën ajo lloj tallavaja mua nuk më pëlqen fare.

Romantikë sllave, delir cigan, përzjerë me ëndërrime osmanllije.

Nuk më thonë asgjë. Madje më përzihet! Më duket si festë e dikurshme kur bëhesh synet ndonjë çun lagjeje!

Shije vulgare!

Hahahaha, xhamadani vija – vija i kënduar me një theks që të vinte për të qeshur, m’u duk si ata këngëtarët kinezë të tredhur politikisht që këndonin te ne këngë shqiptare! Hhahahahahah!

Nga ajo mo rrezikohet Shqipëria? Hahahahaha!

Le të vijë sa të dojë të këndojë nëpër dasma a zijafete.

Kot fare.

Se ç’patën këta patriotët e çartur që e bënë sikur do t’i ndodhte hataja kombit, nuk na lanë me libër shtëpie pa sharë, hajde merre vesh!

Ishte një shkrimtaruc në Kanda që u çorr me patriotizëm sa më bën t’i them pse ke ikur aq larg o patriot, hajde këtu në shesh të mejdanit, ndryshe mos na jep mësime!

Cfarë histerie kot! Shihni more se ekonomikisht dhe si shtet sa më poshtë jemi Serbisë! Aty shiheni patriotizmin, ta kalojmë dhe lëmë pas, por ne zbythemi aq shumë sa edhe për katunarët serbë nëpër male japim ato që dikur në iluzione libidane quheshin shtojzovalle.

Edhe femrat po na i marrin dhe çunat tanë të fshatrave kanë ngelur si hu gardhi!

Bëjnë zhurma për ato që janë pa pikë vlere dhe nuk ndihet njeri për degardimin tonë nga vendet edhe të Ballkanit!

Sa për Bregoviçin dhe të tjerë, pas nja dy koncertesh nuk besoj të ketë më shqiptar që të humbi kohën me tallavara serbe, kemi tonat, që aman aman, turqini hesapi!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka një konflikt mes Shqipërisë dhe shqiptarëve”

Artan Fuga: Orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur këmbëkryq

“Në Shqipëri po bëhet kërdia me jetë njerëzish!"

Artan Fuga: Si harxhohen paratë e taksave në kohë Covidi nga Akademia e Shkencave

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës

Artan Fuga: Kombi ynë ka pësuar frakturë brezash

"Mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve"

Artan Fuga akuza të forta “poetike” për teatrin