Mbrëmja e sotme ishte me sytë nga Barcelona edhe për tifozët shqiptarë, por Rey Manaj ka qëndruar në stol me numrin 14 pa mundur dot të debutojë. Barcelona fitoi 4-2 në shtëpi ndaj Sociedad, në një sfidë që e komplikoi pak në fund.
Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Sociedad me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Pique dhe Braithwate. E teksa mbrojtësi puthi fanellën e stemën e klubit katalanas për sulmuesin skandinav gëzimi ishte me një kërcim të veçantë përpara tifozëve.
Në pjesën e dytë Braithwate con shifrat në 3-0. Kur u duk sikur gjithcka u zgjidh, vijnë dy gola të shpejtë të miqve. Në 82’ dhe 85’ Sociedad shënon dy herë, por Sergio Roberto në minutën e parë shtesë shuan cdo pasiguri dhe mbyllet 4-2.