MENU
klinika

U mbyt duke u larë para dy ditësh

Nxirret i pajetë nga deti trupi i 22-vjeçarit

19.08.2021 - 09:46

Është gjetur pas dy ditësh nga mbytja trupi i një të riu në Gjirin e Lalëzit.

Policia njofton se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit A. S., banues në Tiranë.

Durrës/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.