MENU
klinika

Kushti i presidentit francez, Emmanuel Macron

“Open Balkan është i mirëpritur, nëse…”

20.08.2021 - 13:35

Presideni i Francës, Emmanuel Macron është treguar i hapur përsa i përket iniciativës ‘Open-Balkan’, nismës së Ramës-Vuçiç-Zaev.

Sipas Gazetës Express, burime diplomatike kanë bërë me dije për të se kur flitet për avancimin e bashkëpunimit rajonal, mbështesin synimet e tregut të përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit dhe potencojnë se nisma “Open Balkan” ofron një mundësi të mirëpritur me kushtin që e njëjta koordinohet më punën në vazhdimësi që po bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sipas medias së Kosovës, francezët gjithashtu theksojnë se duhet bërë përparim në punën në kuadër të Procesit të Berlinit, teksa afrohet Samiti i radhës Bashkim Evropian-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor.

Deklarata e plotë e Macron:

“Ne mbështesim fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, që është jetik për zhvillimin ekonomiko-social dhe për lidhje me të ngushta me Evropën. Ky bashkëpunim është vendosur për të përfshirë gjashtë vendet në rajon dhe të vazhdohet në standardet dhe parimet evropiane. Për shembull, ne mbështesim synimin e tregut të përbashkët rajonal të shpallur në Samitin e Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit (10 nëntor 2020). Në këtë kontekst, iniciativa Open Balkan e nisur më 29 korrik 2021 nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ofron një mundësi të mirëpritur për të bërë përparim në këtë drejtim, me kusht që të jetë e koordinuar me punën në vazhdim e sipër në kuadër të Procesit të Berlinit – punë e cila duhet të avancojë në prag të Samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasje në distancë Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

Bashkëpunimin rajonal e duan të gjithë, por Prishtina kundërshton


Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën