MENU
klinika

Poly Network

Pas vjedhjes, hakerat kthejnë 260 mln dollarë

14.08.2021 - 10:50

Hakerët pas një prej grabitjeve më të mëdha të kriptomonedhës kanë kthyer më shumë se një të tretën e 613 milionë dollarëve në monedha digjitale që kanë vjedhur, tha kompania.

Poly Network, një platformë e decentralizuar financiare që lehtëson transaksionet, tha në Twitter të mërkurën se 260 milionë dollarë nga fondet e vjedhura ishin kthyer, por se 353 milionë dollarë ishin të papaguara.

Kompania tha të martën se ishte hakuar dhe u bëri thirrje fajtorëve të kthejnë fondet e vjedhura, duke i kërcënuar me veprime ligjore.

Hakerat shfrytëzuan një dobësi në kontratat digjitale që Poly Network përdor për të lëvizur asetet midis blockchains të ndryshëm, sipas kompanisë kriminalistike blockchain Chainalysis.

Një person që pretendon të ketë kryer hakimin tha se e bënë atë “për argëtim” dhe donin të “ekspozonin dobësinë” para se të tjerët ta shfrytëzonin atë. Hakerët nuk janë identifikuar dhe Reuters nuk mund të verifikojë vërtetësinë e mesazheve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate/ 'Lufta' kundër kriptomondhave

Një mallkim më i keq se paraja


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”