MENU
klinika

Zjarret në vend

Peleshi: Vatrat më kritike të zjarrit janë në Karaburun dhe Kurbin

01.08.2021 - 20:49

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet kritike. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se aktualisht strukturat po përballen me 5 vatra zjarri ku më kritiket mbeten ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Peleshi shprehet se është jetik bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin e paralajmërimin e hershëm në lidhje me situatën e zjarreve, në mënyrë që të ulen edhe pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.

Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara. Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, shkruan Peleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN