MENU
klinika

Forcat operacionale prej orësh në 'luftë' me flakët!

Përfshihet nga flakët fshati Gjorgos në Fier

07.08.2021 - 10:16

Është përfshirë nga flakët fshati Gjorgos në Fier. Vatra e zjarrit është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa prej orësh forcat operacionale po punojnë për t’i mbajtur flakët nën kontroll.

Ndërkohë, për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin e ardhur nga Çekia.

Kjo është hera e dytë që fshati Gjorgos, në njësinë administrative Cakran, përfshihet nga flakët këtë verë. Në korrik, zjarret shkrumbuan sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre.