MENU
klinika

Conference League

Përmbysje spektakolare, mrekulli tjetër e Prishtinës

05.08.2021 - 21:58

Një tjetër fitore historike e Prishtinës në Kupat e Evropës, teksa fiton 2-1 ndaj norvegjezvëe të Bodo Glimt dhe shpreson të kalojë në fazën play-off të Conference League.

Në pjesën e parë janë shënuar dy gola, nga një realizoi secila skuadër. Të parët në epërsi kaluan miqtë, me Berg që shënoi për 1-0 në minutën e 11-të. Prishtina reagoi në minutën e 44’, Otto John realizoi për 1-1.

Pjesa e dytë ishte edhe më e luftuar. Kryeqytetasit kosovarë këmbëngulën dhe u shpërblyen në minutën e 82-të. Ishte në autogol i Lode që i dha avantazhin Prishtinës. Mbyllet 2-1 dhe bardheblutë shpresojnë në mrekulli.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Norvegji dhe fituesi kalon në play-off, i cili është rrethi i fundit që siguron pjesëmarrjen në fazën e grupeve të garës së kategorisë së tretë në futbollin evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN