MENU
klinika

Koleksioni milionësh...

Pikaso seri ankandesh

12.08.2021 - 15:48

       Rreth 11 piktura dhe punime nga Pikaso, pritet të dalin në ankand gjatë muajit tetor, ndërsa grupi i kazinove dhe hoteleve MGM Resorts (MGM.N) kërkon të diversifikojë më tej, koleksionin e tij të madh të artit.

Ankandi do të zhvillohet më 23 tetor, në mjediset e hotelit “Bellagio” në Las Vegas, ku punimet ishin të ekspozuara, sipas “MGM Resorts” dhe shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s”.

Shitja mund të kushtojë rreth 100 milionë dollarë dhe mendohet të jetë ankandi më i vlefshëm, që i është atribuar ndonjëherë mjeshtrit.

“Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një koleksion edhe më përfshirës, që ruan shtrirjen e gjerë të arkivit ekzistues, duke u dhënë më shumë hapësirë dhe vëmendje artistëve” – u shpreh Ari Kastrati, për “MGM Resorts”.

“MGM Resorts Fine Arts Collection” krenohet me rreth 900 vepra të 200 artistëve, duke përfshirë pjesë moderne nga Bob Dylan dhe David Hockney të ekspozuara në hotelet e kompanisë në të gjithë botën.

Koleksioni zuri fill më shumë se 20 vjet më parë, nga specialisti i pasurive të patundshme Steve Wynn, ish-pronar i “Bellagio” dhe ish-shef ekzekutiv i “Wynn Resorts”.

Punimet e Pikasos për ankand, përfshijnë pesë piktura, disa prej të cilave u shfaqën për vite me radhë, në restorantin “Picasso” në Bellagio. Restoranti do të vazhdojë të ekspozojë edhe 12 vepra të tjera të piktorit.

Piktura e artistit, e vitit 1938, “Femme au beret rouge-orange”, e të dashurës dhe muzës së tij, Marie-Therese Walter, pritet të shitet për 20 deri në 30 milion dollarë.

Portretet më masive, si “Homme et Enfant” dhe “Buste d’homme”, kanë një vlerësim paraprak shitjeje, respektivisht, deri në 30 milion dollarë dhe 15 milion dollarë secila.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit