MENU
klinika

Ngjarja e trishtë

Plumb në kokë, ndërron jetë ish-lojtari i Ajax

02.08.2021 - 23:00

Një tjetër tragjedi në botën e futbollit. Në Holandë u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare Jerge Hoefdraad, ish-sulmuesi i Ajax. Pak ditë më parë festoi përvjetorin, ndërsa sot ka ndërruar jetë pas një plumbi që mori në kokë.

De Telegraaf shkruan se ngjarje e rëndë ndodhi në një lokal të Amsterdamit. Një sherr shpërtheu papritmas, ish-sulmuesi u fut për të ndarë, por një person që nuk është identifikuar ende, e qëlloi në kokë.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 35-vjeçari me origjinë nga Surinami nuk ia doli t’u mbijetojë plagëve. Jerge ishte një prodhim i Ajax, teksa ka luajtur edhe me RKC, Almere City, Telstar dhe Cambuur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN