MENU
klinika

Albin Kurti kundër “Open Balkan”

Prej shkurtit e në maj Serbia eksportoi 92 550 000,00 euro mallra në Kosovë. “Pushtim”?!

04.08.2021 - 18:43

Për katër muaj, Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 92 milionë e 550 mijë eurove sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK]. Duke arritur ne kete menyre hapjen e plote ekonomike ne “Ballkan Open”, pa pasur nevoje te nenshkruaje me Serbine.

Gjatë javëve të fundit në sferën publike në vend janë hapur një varg temash, ku pjesëmarrës janë bërë një pjesë e madhe qytetarësh përfshirë edhe profilet e tyre të rreme.

Sentimenti kundër Serbisë është bërë veçanërisht i fortë në reagimet kundër “Open Balkan”, por edhe për muzikën serbe që dëgjohet në Shqipëri.

Sidoqoftë, përkundër fjalëve të mëdha e fushatave të njëpasnjëshme, produktet serbe vazhdojnë të mbesin mjaft të kërkuara në tregun kosovar.

Nga të dhënat në Agjencinë e Statistikave të Kosovës [ASK], del se bashkëpunimi tregtar mes Kosovës dhe Serbisë – përkundër marrëdhënieve të këqija politike – është mjaft i lartë.

Më 14 shkurt fitoi zgjedhjet, ashtu siç pritej, kryeministri aktual Albin Kurti, E megjithatë, importet nga Serbia janë rritur vazhdimisht.

Në shkurt, në Kosovë u futën 18 milionë e 374 mijë euro e që përbënte 6.1 për qind të importeve të përgjithshme.

Vitin e kaluar, shifra kishte qenë vetëm 438 mijë ose 0.2 për qind e importeve të përgjithshme.

Shifrat vazhduan të rriten në muajin mars të këtij viti duke arritur në 22 milionë e 669 mijë euro. Pastaj, në prill në 26 milionë e 95 mijë. Dhe në fund, në muajin maj në 25 milionë e 412 mijë euro.

Vetëm për këta katër muaj [shkurt, mars, prill, maj] të vitit 2021, kosovarët kanë blerë mallra nga Serbia në vlerë prej 92 milionë e 550 mijë eurove.

Në po të njëjtit katër muaj të vitit 2020 – edhe për shkak të pandemisë, vendosjes së reciprocitetit, pranisë ende të taksës 100% etj. – vlera e importeve nga Serbia ishte dukshëm më e vogël: 35 milionë e 865 mijë.

Kjo nënkupton se Kosova ka importuar nga Serbia 57 milionë e 123 mijë euro mallra më shumë gjatë këtij viti.

Statistikat për muajin qershor dhe korrik nuk janë ende të disponueshme nga Agjencia e Statistikave.

Vlen të përmendim që Ministria e Tregtisë në Qeverinë Kurti II ka hequr taksën së fundi edhe për bllokat apo tullat që Kosova i importon nga Serbia. (Periskopi)

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”