MENU
klinika

“Mehmet Kosovali”

Pse aktori turk zgjodhi këtë mbiemër në serialin e njohur?

05.08.2021 - 13:10

Ndër serialet e para turke që bënë jehonë në trojet shqiptare ishte ai i titulluar “Jetë e hidhur”. Një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve lidhet pikërisht me mbiemrin e aktorit, Kenan Imirzaliolgu, i cili në rol quhej Mehmet Kosovali.

Ka qenë vetë aktori që ka zbuluar arsyen e kësaj zgjedhjeje në një intervistë të dhënë më herët. Ai u shpreh se mori këtë mbiemër për shkak të këmbëngulësisë, për atë që njihen shqiptarët në Turqi.

“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, deklaroi Imirzialogu.

Kujtojmë se në tetor të vitit që lamë pas, “Ezel” u bë baba për herë të parë. Partnerja e aktorit të famshëm solli në jetë një vajzë.

Dyshja e njohur i vendosën vajzës së tyre emrin Lalin, që është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia. Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

“Zoti i bekoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur”, u shpreh aktori.

Ndërkohë për të falenderuar bashkëshorten që e bëri baba, Kenani i bleu asaj një vilë super luksoze në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sarp aktori më i paguar në sezon

Aktorët turq dhe pagesat e majme për një serial

Aktori, së shpejti në ekran

‘Netflix’ do të rikthejë Ezel?