MENU
klinika

Trafik i rënduar në Vlorë

Pushuesit dynden drejt bregdetit

15.08.2021 - 12:33

Teksa temperaturat janë të larta dhe sot është e diel, qytetarët kanë rendur drejt plazhit.

Sigurisht që Vlora është një nga destinacionet e preferuara në bregdetin e jugut për pushuesit shqiptar dhe ata të huaj!
Në hyrje të qytetit të Vlorës, në rrugën trans-ballkanike, Uji i Ftohtë e deri në Radhimë, për shkak të dyndjes së qytetarëve paraqitet një trafik i rënduar.

Makina dhe pushues të shumtë i janë drejtuar Vlorës dhe Jugut të Shqipërisë, e kjo ka sjellë jo vetëm trafik por edhe bllokim trafiku në akset rrugore Uji i Ftohtë-Radhimë, ku duhen të paktën 40 minuta për ta përshkruar këtë rrugë.

Edhe rrugët dytësore, si ajo mbi Lungo-Mare apo dhe Bypass-i i Vlorës janë rënduar nga trafiku i makinave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN