19.08.2021 - 12:24
Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gjithë shqiptarët ngriti siparin ditën e djeshme, me një atmosferë elektrizuese, ku qytetarët shijuan tingujt e muzikës nga emra të njohur.
Jo vetëm një, por pesë ditë e net, deri më 22 gusht, qytetarët mund të freskohen në Korçë, me mbretëreshën e festës, “Birrën Korça”, pijen e dashur të çdo shqiptari. I gjithë qyteti është prenotuar prej kohësh, nga shqiptarë e të huaj që “pushtojnë” qytetin për 5 ditë.