MENU
klinika

Greqi/ U fsheh pas kondicionerit

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 12-vjeçari

22.08.2021 - 10:08

Një 12-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi, mbrëmjen e së shtunës.

Teksa luante me miqtë e tij në një hotel, ai u fsheh prapa një kondicioneri të madh.

Sipas Protothema.gr, në atë moment ikën dritat dhe i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike. Kjo rezultoi fatale për 12-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në Zakynthos.

Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, i mituri nuk mundi t’i mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.