21.08.2021 - 10:50
Radhë e gjatë automjetesh në Kakavijë, ku emigrantë të shumë kthehen në vendet e tyre të punës pas pushimeve të kaluara në vend.
Mësohet se vonesa në kalimin kufitar vjen për shkak të testit të shpejtë kundër COVID-19, të cilit i nënshtrohen qytetarët, pasi kryhet për çdo individ.
Gjithsesi lëvizja vijon pa probleme deri tani. Ndërkohë mësohet se pala greke po punon me tre sportele.