MENU
klinika

Mali i Zi në Ballkanin e Hapur?

Rama ndërton Urë me Malin e Zi me ndihmën e Dritan Abazoviçit, nr 2 të qeverisë

03.08.2021 - 20:51

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij malazez janë takuar të martën e 3 Gushtit prej ku zyrtarizua hapjen e pikëkalimin të ri kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Cemi i Trieshit – Grabon.
Kjo pikë kufitare, tashmë do të shkurtojë rrugën nga Podgorica në komunat veriore të Plavës dhe Gucisë, nga 190 në 90 kilometra.

Për të dy liderët, hapja e këtij vendkalimin rrëzon një mur midis dy vendeve si dhe është një konfirmim i forcimit të marrëdhënieve e lidhjeve të mira fqinjësore.

Kjo pikë e re kufitare, siç e cilësoi edhe zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviq përbën një mundësi të re për zhvillimin e veriut të Malit të Zi dhe lidhje më të mira njerëzore.

Edhe për banorët e Plavës, Gucisë ky projekt mban rëndësi të madhe pasi pritet të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të komunave.
Në fjalën e tij Rama u përpoq ta kapitalizonte dhe ta shihte dhe hapjen e kësaj pike në favor të idesë së Ballkanit të Hapur.

Duket se ai ka folur dhe me homologun e tij të Malit të Zi që ta përfshijë në këtë iniciativë.
Rama foli dhe për projektin e ndërtimit të një Ure që lidh Velipojën me Shtojin, një iniciativë që përflitet prej 30 vjetësh, por që duket se ka marrë një drejtim konkretizues pas takimit kokë më kokë të Ramës me Abazoviç muajin e fundit.

Abazoviç i është lutur Ramës për ta bërë urën si projekt të përbashkët në pikën më të shkurtër dhe burime të mirëinformuara thonë se ideja ka ecur para. Ndaj Rama e përmendi dhe në fjalën e tij sot. Mirëpo, ndërtimi i kësaj ure me rëndësi strategjike për interesin kombëtar nënkupton dhe çeljen e 2 pikave kufitare – procedurë e komplikuar.

KLIKO KËTU PËR TË NDJEKUR VIDEON

(Momentin e gjeni në minutën 10:00)

Ndaj Rama gjeti rastin për të rilancuar idenë e tij për heqjen e barrierave.
Rama u kujdes që të fuste në mes gjatë prerjes së shiritit dhe numrin dy të qeverisë malazeze, Dritan Abazoviç me të cilin nuk ka folur vetëm për urën. Rama po fuqizon ndikimin e tij në Mal të Zi kësaj here jo vetëm nëpërmjet Gjukanoviçit, mikut të tij apo partive shqiptare – 13 parti, por dhe politikanit premtues, që pati rol kyç në rotacionin e Malit të Zi, duke ruajtur stabilitetin; orientimin properëndimor; qëndrimin në NATO; njohjen e Kosovës; dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, kthimin e pronave të shqiptarëve, etj.

KLIKO KËTU PËR TË NDJEKUR VIDEON

(Momentin e gjeni në minutën 15:10)

Rama theu akullin me Abazovic gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë ku u prit si kryetar shteti, madje dhe nga Basha, i cili i entuziazmuar foli për një model të ri politik. Abazoviç, nëpërmjet vizitës në Tiranë, rifitoi kuotat e humbura prej deformimeve që i bënë shpesh rrjetet sociale falë kundërshtarëve të tyre politike për intervista të tij për Skenderbeun, e të tjera.

KLIKO KËTU PËR TË NDJEKUR VIDEON

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!