MENU
klinika

Viziton familjen e ish-presidentit

Ramush Haradinaj: Unë besoj në pafajësinë e Thaçit

18.08.2021 - 16:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e Hashim Thaçit. Ai është takuar me prindërit e ish-Presidentit, Haxhi dhe Hyre Thaçit.

Dikur kundërshtarë politikë, por Haradinaj thotë se përtej dallimeve politike ai beson tek pafajësia e THaçit dhe drejtësia ndërkombëtare.

Po ashtu Haradinaj u ka dhënë prindërve të Thaçit  medaljen ‘’Me besim në zot, atdhe  e shtet’’ për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

 

 

Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi.

Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi.

Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!

RH

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat