05.08.2021 - 09:24
Imazhi satelitor nga Observatori Kombëtar i Athinës mëngjesin e sotëm ka bërë një panoramim të situatës në Mesdheun Lindor.
Një numër i madh i zjarreve në pyje janë në progres, kryesisht në Greqi dhe Turqi duke lëshuar sasi të mëdha të grimcave në hapësirë. Tymi vijon të përhapet qindra kilometra larg zjarreve duke arritur deri në Afrikën Veriore.
Përqendrimi i pluhurit mbi Greqi është shumë i lartë duke ulur cilësinë e ajrit. Në shumë zona për shkak të prezencës së lartë të grimcave vërehet mjegull. Përmirësimi i kësaj situate pritet të nisë nga dita e premte me forcimin e trysnisë së erërave që do të largojnë grimcat nga ajri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Njerëzit largohen nga zjarret dhe zhvendosen në Athinë
Greqia përballet me valë ekstreme të nxehtësisë
Kush e ka fajin?