MENU
klinika

Prestigjiozja “Marca”

“Rey Manaj nuk do të luajë përkrah Messit”

03.08.2021 - 11:58

Rey Manaj duket se nuk do të ketë fatin që të luajë përkrah Lionel Mesit. Prestigjiozja “Marca” i ka dedikuar një artikull lojtarëve të Barcelonës B që Koeman i ka marrë me vete në Gjermani, mes të cilëve, elozhet i ka fituar sulmuesi kuqezi, i cili ka shënuar katër herë.

Por “Marca” është e sigurt: Manaj do të largohet këtë verë. Sipas medias spanjolle, klubi ka vendosur që lojtari të largohet pasi të vijë oferta më e mirë dhe së bashku me lojtarin, po shqyrtojnë interesimet e deritanishme.

“Manaj ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, por ai dhe të gjithë e dinë mirë se sa e vështirë do të jetë që të ketë një vend në skuadër për sezonin në vazhdim. Përtej të gjithë performancës që ka zhvilluar, lojtari dhe klubi janë duke gjetur ofertën më të mirë për të ardhmen e tij dhe interesimet nuk kanë munguar”, – është komenti i bërë nga prestigjiozja spanjolle.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët

Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës