MENU
klinika

Ndizet merkatoja

Ronaldo e mbyll me Juven, dy opsione për të

02.08.2021 - 16:17

Merkatoja në Evropë është ndezur shumë. Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me Juventusin pas pushimeve, por e ardhmja e tij mbetet më se e paqartë, sipas gazetës spanjolle AS.

Megjithë fjalët e Pavel Nedved, që tha se ai do të qëndrojë, portugezi e konsideron aventurën e tij bardhezi të përfunduar dhe vazhdon të kërkojë një rrugëdalje. Ekzistojnë dy opsione: njëra çon te PSG, nëse Real Madrid do të jetë në gjendje të marrë Kylian Mbappe.

Në atë pikë, parizienët duhet të binden për CR7. Nëse Mbappe do të qëndronte në Francë, megjithatë, Ronaldo do të kthehej për të trokitur në derën e Real Madrid.

Muajt e fundit presidenti Perez e kishte mbyllur këtë mundësi, por kthimi i Carlo Ancelottit në Valdebebas mund ta ndihmonte portugezin në synimin e tij, duke pasur parasysh marrëdhënien e shkëlqyer mes të dyve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët

Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës