MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Shaqiri lë Liverpool, dy klube në Itali e duan atë

04.08.2021 - 17:40

Ndër emrat që Lazio po shqyrton për të rregulluar repartin ofensiv të Sarrit, në krye të listës është Xherdan Shaqiri i cili ditët e fundit ka kërkuar dhe ka marrë dritën jeshile nga Liverpool, pavarësisht se kontrata përfundon në vitin 2023.

Kapiteni i Zvicrës do të lirohet praktikisht pa asnjë kosto. Por mesfushori shqiptar pëlqehet edhe nga Atletico Madrid, që gjithsesi nuk ka bërë një ofertë.

Por në Itali, sulmuesin 29-vjeçar e do edhe Milani, duke qenë se kuqezinjtë duan të fuqizohen edhe në krahun e djathtë të sulmit. Lajmi u raportua sot nga Corriere dello Sport dhe priten të tjera zhvillime rreth Shaqirit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN