MENU
klinika

Dy viktima nga zjarret në vend/ Kush e zëvendëson

Shkarkohet shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër

20.08.2021 - 11:15

Shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër Kujtim Bizhga është shkarkuar nga detyra.

Ndërkohë në vend të tij në krye të këtij institucioni është emëruar gjeneral Pëllumb Shalari, me një eksperience në fushën ushtarake.

Ka qene propozimi i kryebashkiakut Flamur Golemi për këtë lëvizje në krye të zjarrefikësve të Gjirokastrës.

Kjo lëvizje në postin drejtues të PMNZSH se Gjirokastrës ka ardhur pas situatës së shkaktuar nga zjarret në këtë qark që shkaktuan edhe vdekjen e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Asim Zenel.

Disa ditë pas vdekjes së 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj nga flakët e zjarrit, ndërroi jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT. Tatjana Haxhiaj kishte peuar djegie deri në 75% të trupit dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!